RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iraku do të “ndërpresë marrëdhëniet me Suedinë” nëse vazhdojnë veprimet kundër Kuranit

iraku-do-te-“nderprese-marredheniet-me-suedine”-nese-vazhdojne-veprimet-kunder-kuranit

Qeveria e Irakut dënoi djegien e ambasadës së Suedisë në Bagdad dhe paralajmëroi se do të ndërpresë marrëdhëniet me Suedinë nëse vazhdojnë veprimet kundër Kuranit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për media e Kryeministrisë së Irakut, kryeministri Mohammed Shia es-Sudani u takua me zyrtarë të sigurisë për të diskutuar lidhur me djegien e ambasadës suedeze në Bagdad.

Përderisa sulmi në fjalë u dënua, u tha se kishte mungesë të sigurimit në incident. Qeveria irakiane u përcolli gjithashtu kanaleve suedeze se nëse veprimet kundër Kuranit vazhdojnë, ajo do të ndërpresë marrëdhëniet me Suedinë.

Në Bagdad, mbështetësit e Lëvizjes Sadr bastisën ambasadën suedeze mbrëmë vonë dhe i vunë flakën disa pjesëve të ndërtesës.

Në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, Salwan Momika me origjinë nga Iraku nën mbrojtjen e policisë dogji Kuranin përpara xhamisë së Stokholmit në ditën e parë të Kurban Bajramit, më 28 qershor.

Related posts

Kurti civilëve serbë të Banjskës: Faleminderit për durimin, jemi nën shërbimin tuaj

admin

Ish-analisti i NATO-s: Izraeli do t’i shohë sulmet e Iranit me raketa dhe drone si një akt lufte

admin

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveç zv.drejtorit Jankoviq

RTI