RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iraku rrënon minaren historike 300-vjeçare për arsye të çuditshme – VIDEO

iraku-rrenon-minaren-historike-300-vjecare-per-arsye-te-cuditshme-–-video

Një vendim i zyrtarëve irakianë për të rrënuar një minare 300-vjeçare që është atraksion turistik në qytetin Basra, ka nxitur pakënaqësi të komunitetit lokal.

Për tre shekuj, xhamia al-Siraji mbeti një tipar dallues në Irakun jugor, por guvernatori i Basrës, Asaad al-Eideni, ka thënë se zyrtarët vendosën ta shembnin minaren e saj, e krijuar nga tulla të gërryera dhe pllaka qeramike blu, për të zgjeruar një rrugë që qyteti ndërtoi pasi xhamia veçse ishte ndërtuar.

“Veprimet e autoriteteve zyrtare i kanë dhënë fund trashëgimisë tonë”, ka thënë Jaafar Jotheri, asistent profesor në Universitetit Al-Qadisiyah për AP.

Zyrtarët kanë thënë se minarja pengonte rrugën, por Jotheri insistoi se: “Minarja ishte para rrugës aty dhe është një nga zonat më të vjetra në Basra”.

“Në shtetet tjera, ata mbrojtën edhe një pemë gjatë zgjerimeve të rrugës”, ka thënë Ali Hilal, fotograf irakian që promovon zonat historike në Irak. “Pse ne shkatërruam një zonë tre-shekullore për ta zgjeruar një rrugë?”

Pavarësisht reagimeve, guvernatori i Basrës lajmëroi se kishte leje për shkatërrimin e minares, e cila u shkatërrua mëngjesin e së premtes, 14 korrik. /koha

Related posts

BE pret që Greqia të kryejë hetim “të plotë dhe transparent” për fundosjen e anijes me migrantë

admin

Kalifornia me pagë të re minimale/ 20 dollarë në orë për punonjësit e industrisë së ushqimit të çastit

admin

Osmani do të niset për në SHBA, Hovenier i shkon në zyre: Bisedojnë për zhvillimet politike

rezart morina