RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dronët Bayraktar, analistët: FSK po profesionalizohet dita-ditës,pajisjet mund të përdoren për identifikim dhe gjurmim

dronet-bayraktar,-analistet:-fsk-po-profesionalizohet-dita-dites,pajisjet-mund-te-perdoren-per-identifikim-dhe-gjurmim

Me ardhjen e dronëve turq “Bayraktar TB-2” në Kosovë, Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) dita-ditës janë duke u profesionalizuar si dhe duke u kompletuar edhe me armatim të nevojshëm.

Kështu kanë vlerësuar për Telegrafin njohësit e fushës së sigurisë në vend, Nuredin Ibishi e Avni Islami.

Islami tha se ardhja e dronëve është një lajm i mirë për shtetin e Kosovës.

Avni Islami, analist i sigurisë
“Është një lajm i mirë për shtetin e Kosovës si dhe për banorët e Kosovës që ushtria jonë po vjen dita-ditës duke u profesionalizuar. Duke blerë, e duke u kompletuar me armatim dhe logjistikë të nevojshme. Meqenëse FSK-ja është ushtri dhe nuk është një forcë që merret vetëm me shuarjen e zjarreve, me deminime, etj, por sot FSK-ja jo vetëm që është pajisur me dronë, por është pajisur dhe me armë të tjera dhe synimi i saj është anëtarësimi në NATO”, ka thënë Islami.

Ai gjithashtu u shpreh se: “KFOR-i dhe NATO e kontrollojnë hapësirën ajrore, kjo nuk ka asgjë të keqe. Veprimet e FSK-së edhe tash por, edhe në të ardhmen do të jenë të koordinuara me KFOR-in për mbrojtjen e sovranitetit dhe të integritetit territorial të Kosovës. Këtu nuk kemi të bëjmë me divergjenca dhe me mospajtime sepse të njëjtin qëllim e ka dhe FSK-ja por, edhe KFOR-i”.

Islami po ashtu theksoi se dronët Bayraktar mund të jenë multifunksional.

“Varet se për cilat qëllime duhet të përdoren këto dronë. Mund të jenë dronë multifunksional, mund të përdoren për identifikimin, gjurmimin për kalim ilegal të kufirit, e për shumë gjëra të tjera…Besoj që në fillim këto drone mund të përdoren për distanca të largëta, për ruajtjen e kufirit dhe marrjen e informacioneve në mënyrë që institucionet e sigurisë së Kosovës të kenë informacion të mjaftueshëm për lëvizjet ose për dyshimet për lëvizje qoftë p.sh të ushtrisë së Serbisë ose të ndonjë vendi tjetër ose për luftimin e krimit të organizuar”, ka thënë Islami.

Edhe eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se qasja me dronët apo fluturakët pa pilotë ka treguar një domosdoshmëri që të gjitha forcat e armatosura të fillojnë trajnimet dhe të pajisen me to.

Nuredin Ibishi, analist i sigurisë
“Duke i pas parasysh ndryshimet në aspektin gjeostrategjik dhe kërcënimet (sidomos lufta në Ukrainë) tregon se ka ndryshuar koncepti në aspekte strategjike. Kështu që qasja me pajisjet siç janë dronët apo fluturakët pa pilotë ka tregu një domosdoshmëri që të gjitha forcat e armatosura të fillojnë trajnimet dhe të pajisen me to”, ka thënë Ibishi.

Ai po ashtu tha se: “FSK në kuadër të planit të tranzicionit dhe ngritjes së kapaciteteve njerëzore teknike dhe teknologjike të pajisjeve me armatim e kanë paraparë dhe janë pajisur me disa dronë Bayraktar të cilat janë modern dhe që janë pajisur dhe vendet anëtare të NATO-s”.

Ibishi po ashtu tha se me anë të këtyre dronëve, Kosova mund t’i shfrytëzojë vetëm brenda territorit dhe jo jashtë saj.

“Për momentin këto pajisje që kanë për qëllim mbrojtjen, mund të përdoren nga vija brenda territorit të Kosovës dhe jo jashtë saj”, ka thënë Ibishi.

Ndryshe, dronët turq “Bayraktar TB-2” tashmë janë në bazat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa oficerët kosovarë e kanë kryer trajnimin për përdorim.

Lidhur me blerjen e dronëve dhe arritjen e tyre në Kosovë ditë më parë ka shkruar kryeministri Albin Kurti, i cili ka prezantuar disa prej tyre.

Kurti tha se ushtrisë së Kosovës i janë shtuar edhe dronët Bayraktar TB-2 të cilët i kanë blerë si Qeveri nga Turqia.

E lidhur me blerjen e dronëve ka reaguar të hënën KFOR-i. Përmes një komunikate KFOR-i ka deklaruar se ata kanë autoritetin kryesor për hapësirën ajrore mbi Kosovë.

Related posts

Kurti: Ata që flasin për sanksione duhet të mendojnë më thellë

rezart morina

Nisin punimet për zhbllokimin e rrugës Gjakovë-Klinë pas shembjes së dheut

RTI

19 gushti, Dita Botërore e Fotografisë

admin