Të paktën 1.168 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku në rrugët që lidhin qytetet gjatë periudhës 19-ditore të festës së Nevruzit në Iran, raporton Anadolu.
Abbas Masjid Arani, president i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Iranit, tha se 1.168 njerëz vdiqën në aksidente trafiku gjatë periudhës së Nevruzit, e cila festohet nga 15 marsi deri më 3 prill.
Duke theksuar se ky numër u rrit me 83 persona në krahasim me vitin e kaluar, Arani theksoi se numri më i madh i vdekjeve në aksidente trafiku u regjistrua në provincat Fars, Sistan-Baluchistan, Kirman, Teheran, Rezevi Khorasan, Isfahan, Khuzistan, Azerbajxhani Lindor, Gilan dhe Mazenderan.
Vitin e kaluar në Iran humbën jetën rreth 18 mijë njerëz, në një nga vendet me numrin më të madh të vdekjeve në aksidente trafiku në botë.