RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iran, 20 persona të arrestuar nën dyshimin për bashkëpunim me Izraelin

iran,-20-persona-te-arrestuar-nen-dyshimin-per-bashkepunim-me-izraelin

Autoritetet në provincën Azerbajxhani Perëndimor të Iranit njoftuan se 20 persona në qytetin Urmia janë arrestuar nën dyshimin për bashkëpunim me Izraelin, bëri të ditur prokurori provincial, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, prokurori Hossein Majidi ka deklaruar se arrestimet pasuan operacione të inteligjencës dhe monitorimit kibernetik të kryera nga dega e inteligjencës e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) dhe rrjetet Basij.

Në lajm thuhet se të dyshuarit dyshohet se kishin transmetuar informacione për objekte ushtarake, policore dhe të sigurisë tek Izraeli.

Related posts

Pse Izraeli s’mund të ekzistojë më në formën e tij aktuale…

Muhamet Ramadani

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, thirrje shteteve të parandalojnë një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme

admin

Osmani pjesëmarrëse në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Parisë

Muhamet Ramadani