RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iran, 40 shtetas të huaj të arrestuar mes protestave

iran,-40-shtetas-te-huaj-te-arrestuar-mes-protestave

Irani ka bërë të ditur se 40 të huaj janë arrestuar për rolin e tyre në protestat e vazhdueshme që shpërthyen pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini gjatë kohës kur ishte në paraburgim pasi u arrestua nga policia e moralit e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, zëdhënësi i gjyqësorit iranian, Masoud Satayeshi, njoftoi se “deri më tani 40 shtetas të huaj janë arrestuar për përfshirjen e tyre në protesta”.

Megjithatë, Satayeshi nuk dha detaje rreth kombësisë së tyre.

Irani është tronditur nga protestat mbarë kombëtare që nga muaji shtator pas vdekjes së 22-vjeçares e cila u arrestua nën dyshimin se kishte shkelur kodin e veshjes.

Disa sulme nga protestues të armatosur ndaj personelit të sigurisë janë raportuar në të gjithë vendin, me më shumë se dhjetëra vrasjesh të policëve dhe forcave paraushtarake Basiji.

Autoritetet iraniane kanë fajësuar vendet perëndimore dhe në veçanti SHBA-në për nxitjen e trazirave në vend.

Deri më tani, gjashtë persona janë dënuar me vdekje në vendime paraprake nga një gjykatë në Teheran, ndërkohë shumë të tjerë janë dënuar me burgim nga 5 deri në 10 vjet.

Related posts

McDonald’s gjobitet 532 mijë dollarë në Korenë e Jugut për “rrjedhje” të të dhënave të klientëve

rezart morina

FMN-ja miraton huanë shumë miliardëshe për Ukrainën, e para për një vend në luftë

rezart morina

Më shumë se 2.2 milionë bashkatdhetarë vizituan Kosovën, ja sa shpenzuan

admin