RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iran, mbahet ceremoni mortore për presidentin Raisi

iran,-mbahet-ceremoni-mortore-per-presidentin-raisi

Në Tabriz të Iranit u mbajt ceremonia e parë mortore e planifikuar për presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi, ministrin e Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian dhe zyrtarët e tjerë, raporton Anadolu.

Ceremonia u mbajt në sheshin “Shuheda” në Tabriz dhe në të morën pjesë mijëra persona, ndërsa u kryen lutje për presidentin Raisi, ministrin e Jashtëm, Abdollahian, guvernatorin e rajonit të Azerbajxhanit Lindor, Malek Rahmati dhe imamin e lutjes së të premtes së Tabrizit, Ayatollah Ale Hashem të cilët humbën jetën në aksidentin me helikopter.

Në ceremoninë ku morën pjesë zyrtarë civilë dhe ushtarakë, trupat u dërguan nga sheshi “Shuheda” në sheshin “Musalla” nën një pjesëmarrje të madhe. Qytetarët e Tabrizit i dhanë lamtumirën e fundit presidentit Raisi dhe zyrtarëve të tjerë që humbën jetën.

Ceremonitë, të cilat nisën me faljen e namazit të xhenazes dhe parakalimin në Tabriz, do të vazhdojnë sot në qytetin Qom dhe nesër në Teheran.

Trupi i presidentit Raisi do të varroset me një ceremoni që do të zhvillohet të enjten në qytetin Mashhad.

Related posts

Qindra mijëra persona largohen nga shtëpitë në Liban pas sulmeve të ushtrisë izraelite

admin

Sadiq Khan triumfon sërish, fiton mandatin e tretë si kryebashkiak i Londrës

admin

Polonia nis negociatat me SHBA-në për blerjen e raketave ‘Hellfire’

admin