Të paktën 527 persona janë vrarë në Iran që nga fillimi i demonstratave antiqeveritare më shumë se katër muaj më parë, thuhet në një raport të Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve për të Drejtat e Njeriut me qendër në SHBA.
”Midis tyre ishin 71 të mitur dhe 70 anëtarë të policisë dhe forcave të tjera të sigurisë”, sipas të dhënave të grupit.
Në total, rreth 20 000 persona janë arrestuar.
Më shumë se 100 prej tyre po përballen me dënime me vdekje.
Disa demonstrues tashmë janë ekzekutuar.
Vala e demonstratave mbarëkombëtare u shkaktua nga vdekja në paraburgim policor e Mahsa Aminit, më 16 shtator 2022.
Raporti thotë se protestat janë përhapur në 160 qytete jashtë kryeqytetit Teheran.
Autoritetet iraniane nuk kanë dhënë ende informacion mbi numrin e përgjithshëm të vdekjeve dhe arrestimeve. /atsh