RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kapen 107 kilogramë marihuanë në Prishtinë, pamje nga kamioni ku ishte fshehur

kapen-107-kilograme-marihuane-ne-prishtine,-pamje-nga-kamioni-ku-ishte-fshehur

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, më datë 29.01.2023, në orën 22:40, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në terminal doganor, ka ndaluar një kamion ‘Iveco’ me targa të huaja të cilin e drejtonte i dyshuari M.P., (1991), shtetas i Serbisë nën dyshimin për substancë narkotike.

Në bashkëpunim me oficerët e Doganës së Kosovës, gjatë kontrollimit në dy rezervuarët e derivateve janë gjetur bunkerë të modifikuar, ku në brendi kishte 101 paketime të plastikës me të substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.

Nga Njësia e Forenzikës është bërë sekuestrimi dhe tërheqja e dëshmive, ku pesha e përgjithshme e narkotikëve të sekuestruar ka qenë rreth 107 kilogramë. Po ashtu në cilësi të provave janë sekuestruar edhe një telefon celular, një GPS, disk diagrami i tahografit, një kamion, 95 euro si dhe 2.500 dinarë.Në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari është ndaluar për 48 orë kurse rasti procedohet për veprime të mëtutjeshme, përderisa vazhdojnë veprimet hetimore nga drejtoria përkatëse.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme , në veçanti me abuzuesit e substancave narkotike.

Related posts

Operacioni kundër ISIS në Turqi, arrestohen 357 persona të dyshuar! U kryen kontrolle në 21 provinca

admin

KRU “Prishtina” publikon tarifat e reja të ujit për vitet 2026–2028, rritje deri në 40 për qind

Muhamet Ramadani

Kancelari gjerman zotohet për “asnjë bashkëpunim” me partinë e ekstremit të djathtë AfD

Muhamet Ramadani