Ministria e Inteligjencës e Iranit njoftoi se 14 persona të dyshuar të lidhur me Izraelin u arrestuan me akuzën për “terrorizëm”, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë së lajmeve Tesnim, Ministria e Inteligjencës së Iranit ka publikuar një deklaratë me shkrim për çështjen në fjalë.
“U arrestuan 14 persona që po përgatisnin një sulm terrorist në 4 provinca”, thuhet në deklaratë.
Raportohet se me personat e kapur në operacionin e kryer nga forcat e sigurisë në provincat Mazenderan, Kermanshah, Khuzestan dhe Sistan-Baluchestan, janë sekuestruar edhe armë të ndryshme, si dhe municione.
Asnjë informacion nuk u dha në lidhje me identitetin e njerëzve që dyshohet se ishin të lidhur me Izraelin.