Irani ka emëruar ambasadorin e ri në Arabinë Saudite, Alireza Enayati, pas rifillimit të marrëdhënieve dypalëshe dy muaj më parë, transmeton Anadolu.
Enayati më herët shërbeu si ndihmës i ministrit të Jashtëm dhe drejtor i përgjithshëm i çështjeve të Gjirit Arabik në Ministrinë e Punëve të Jashtme, njoftoi gazeta “Iran International”.
Më 10 mars, Riadi dhe Teherani njoftuan rifillimin e marrëdhënieve të tyre diplomatike dhe rihapjen e ambasadave, pas bisedimeve dypalëshe të ndërmjetësuara nga Kina.
Muajin e kaluar, vendet shkëmbyen vizita zyrtare për të diskutuar dhe rregulluar rihapjen e ambasadave dhe konsullatave të tyre pas një ndërprerjeje shtatëvjeçare.
Irani dhe Arabia Saudite ndërprenë marrëdhëniet në janar 2016 pasi Ambasada Saudite në Teheran u sulmua nga një turmë pas ekzekutimit të klerikut shiit saudit Sheikh Nimr Baqir al-Nimr.