RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani emëron ambasadorin e ri në Arabinë Saudite pas ndërprerjes shtatëvjeçare

irani-emeron-ambasadorin-e-ri-ne-arabine-saudite-pas-nderprerjes-shtatevjecare

Irani ka emëruar ambasadorin e ri në Arabinë Saudite, Alireza Enayati, pas rifillimit të marrëdhënieve dypalëshe dy muaj më parë, transmeton Anadolu.

Enayati më herët shërbeu si ndihmës i ministrit të Jashtëm dhe drejtor i përgjithshëm i çështjeve të Gjirit Arabik në Ministrinë e Punëve të Jashtme, njoftoi gazeta “Iran International”.

Më 10 mars, Riadi dhe Teherani njoftuan rifillimin e marrëdhënieve të tyre diplomatike dhe rihapjen e ambasadave, pas bisedimeve dypalëshe të ndërmjetësuara nga Kina.

Muajin e kaluar, vendet shkëmbyen vizita zyrtare për të diskutuar dhe rregulluar rihapjen e ambasadave dhe konsullatave të tyre pas një ndërprerjeje shtatëvjeçare.

Irani dhe Arabia Saudite ndërprenë marrëdhëniet në janar 2016 pasi Ambasada Saudite në Teheran u sulmua nga një turmë pas ekzekutimit të klerikut shiit saudit Sheikh Nimr Baqir al-Nimr.

Related posts

Dyshohet se i shkaktuan buxhetit të Kosovës mbi 1 mln euro dëm, ngrihet akuzë ndaj 2 personave

admin

Irani thotë se bisedimet me SHBA-në janë planifikuar për të premten në Oman, ndërsa Trump përsërit kërcënimet

Kushtrim Guraj

Ministri izraelit i drejtohet Bidenit: Nuk jemi yll tjetër në flamurin amerikan

Muhamet Ramadani