RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani: Hormuzi nën kontrollin tonë për 30 ditët e ardhshme. Çdo sulm i SHBA do përkeqësojë situatën

irani:-hormuzi-nen-kontrollin-tone-per-30-ditet-e-ardhshme.-cdo-sulm-i-shba-do-perkeqesoje-situaten

Ministri i Jashtëm i Iranit Abbas Araghchi tha se Ngushtica e Hormuzit mbetet nën kontrollin e plotë të Tehranit për 30 ditët e ardhshme dhe çdo sulm i SHBA-ve vetëm sa do ta përkeqësojë situatën e pasigurt në rajon.

SHBA-të bombarduan Iranin për të dytën ditë me radhë duke goditur ishullin Qeshm dhe qytetet Sirik dhe Bandar-e Lengeh pas një sulmi me dron ndaj një anijeje tregtare pranë Ngushticës sv Hormuzit.

Disa objektiva, duke përfshirë vendet e mbrojtjes ajrore, depot e raketave dhe dronëve, si dhe infrastruktura e mbikëqyrjes, u sulmuan.

Irani u përgjigj me sulme me raketa dhe dronë ndaj objektivave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrein.

Në orët e para të mëngjesit, forca detare dhe ajrore e Gardës Revolucionare të Iranit, në një operacion të përbashkët me raketa dhe dronë, shkatërruan tetë objektiva kyçe të infrastrukturës ushtarake amerikane në të dy vendet.

Related posts

Më shumë se 120 milionerë britanikë i kërkojnë kryeministrit të ri: “Na taksoni, jemi krenarë të paguajmë”

Hevzi

Shtrenjtohet sërish nafta në Kosovë

Kushtrim Guraj

Një person humbi jetën, katër të tjerë u lënduan në një aksident në Dollc të Klinës

Muhamet Ramadani