Irani ka konfirmuar se në sulmet izraelite të së premtes në Bejrut është vrarë komandanti i lartë i Gradës Revolucionare Islamike (IRGC), Abbas Nilforoushan, raporton “BBC”.
Në një komunikatë Grada Revolucionare tha se zëvendëskomandanti i operacioneve të saja, Nilforoushan, u vra në sulmet në Liban më 27 shtator. IRGC-ja ka thënë se “dënon sulmet e regjimit sionist” në Liban.
IRGC ka premtuar në të kaluarën disa herë të hakmerret për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran në fund të korrikut.
Nilfouroushan ishte emëruar si zëvendës i operacioneve të IRGC-së në vitin 2019, duke e zëvendësuar Ali Zahedin.
Në sulmet izraelite të së premtes në Liban u vra edhe lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah.