RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani paralajmëron fqinjët: Do të konsiderohen “armiq” nëse territori i tyre përdoret për sulme

irani-paralajmeron-fqinjet:-do-te-konsiderohen-“armiq”-nese-territori-i-tyre-perdoret-per-sulme

Irani ka paralajmëruar vendet fqinje se do të konsiderohen “armiq” nëse lejojnë që territori, hapësira ajrore apo ujërat e tyre të përdoren për sulme ushtarake kundër Teheranit.

Paralajmërimi vjen në një kohë tensionesh të shtuara rajonale, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se një tjetër flotë ushtarake amerikane po i drejtohet Iranit.

Zyrtarë iranianë kanë thënë se Irani i konsideron fqinjët si vende mike, por theksuan se çdo bashkëpunim i tyre në veprime ushtarake kundër Iranit do të shihet si akt armiqësor dhe do të marrë përgjigje përkatëse.

Sipas Teheranit, rritja e pranisë ushtarake amerikane në rajon po e përkeqëson situatën e sigurisë dhe po rrezikon stabilitetin në Lindjen e Mesme. Irani ka bërë thirrje për shmangien e përshkallëzimit dhe për zgjidhje diplomatike të mosmarrëveshjeve.

Deklaratat e fundit pasojnë qëndrime të ngjashme nga disa vende të rajonit, të cilat kanë theksuar se nuk do të lejojnë përdorimin e territorit të tyre për sulme kundër Iranit, në përpjekje për të mos u përfshirë në një konflikt më të gjerë. /mesazhi

Related posts

2 anije të tjera me drithëra nisen nga Ukraina

admin

Vijojnë sulmet nga Izraeli në Liban, raportohet për 274 të vdekur dhe mbi 1000 njerëz të plagosur

admin

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Pakistan

admin