RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani paraqet 6 kushte për armëpushim, mbyllja e bazave amerikane dhe kompensime financiare mes kërkesave

irani-paraqet-6-kushte-per-armepushim,-mbyllja-e-bazave-amerikane-dhe-kompensime-financiare-mes-kerkesave

Teherani ka paraqitur gjashtë kushte për t’i dhënë fund tensioneve me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, ndërsa Presidenti Donald Trump bëri thirrje për hapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda 48 orëve, përndryshe SHBA-të do të sulmojnë termocentralet iraniane.

Përgjigja e ushtrisë së Teheranit ka qenë e prerë: “Ne do të godasim infrastrukturën energjetike dhe të IT-së të Shteteve të Bashkuara”, tha një zëdhënës ushtarak për agjencinë Fars. Ali Mousavi, përfaqësuesi i Iranit në OKB, shtoi: “Ngushtica është e mbyllur vetëm për armiqtë tanë”.

Sipas agjencisë Tasnim, degë e IRGC-së, gjashtë kushtet e Teheranit për t’i dhënë fund konfliktit përfshijnë: sigurinë që konflikti të mos përsëritet, mbylljen e bazave amerikane në rajon, pagesa e kompensimeve për Iranin, përfundimin e operacioneve kundër grupeve rajonale të lidhura me Teheranin, zbatimin e një regjimi të ri ligjor për Ngushticën e Hormuzit dhe ndjekjen penale të punonjësve të mediave anti-iraniane. /tema

Related posts

Brigadat Al-Quds thonë se bombarduan vendbanimet izraelite

admin

KQZ ua mundëson kandidimin edhe partive që nuk u certifikuan për zgjedhjet e dhjetorit në veri të Kosovës

admin

Erërat e forta, KEDS: Ekipet tona po punojnë në furnizim sa më parë me energji elektrike

admin