RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani përjashton Irakun nga çdo kufizim në Ngushticën e Hormuzit

irani-perjashton-irakun-nga-cdo-kufizim-ne-ngushticen-e-hormuzit

Komanda e përbashkët ushtarake Khatam al-Anbiya e Iranit ka thënë se Iraku do të përjashtohet nga çdo kufizim në tranzitin përmes Ngushticës së Hormuzit, raportuan mediat iraniane të shtunën.

Vendimi sinjalizon trajtim preferencial për Bagdadin, teksa Teherani shtrëngon kontrollin mbi rrugën ujore strategjike.

Të dielën, presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar sërish që të hapet sa më shpejt Ngushtica e Hormuzit, duke kërcënuar Iranin me një gjuhë të ashpër.

“E marta do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të përfshira në një, në Iran. Nuk do të ketë asgjë të ngjashme!!! Hapni Ngushticën e mallkuar, ju kopilë të çmendur, ose do të jetoni në Ferr – Vetëm shikoni! Falënderimi i takon Allahut”, ka shkruar Trumpi.

Irani e ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit për anijet amerikane, izraelite dhe ato të aleatëve të tyre, sipas zyrtarëve iranianë.

Kjo ka shkaktuar ngritjen e vazhdueshme të çmimeve të naftës në tregun ndërkombëtar, për shkak se nëpër këtë ngushticë, në kushte të zakonshme kalon rreth një e pesta e naftës së botës.

Related posts

EBA ka dërguar 118 avionë me ndihma për të prekurit nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Muhamet Ramadani

Një grua 50-vjeçare u qëllua për vdekje me thikë në një zonë të “lëvizshme” të Londrës

Kushtrim Guraj

Kryeministri pakistanez njofton armëpushim të menjëhershëm midis SHBA-së dhe Iranit

Kushtrim Guraj