RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani pretendon se ka rrëzuar një dron amerikan MQ-1 mbi Ngushticën e Hormuzit

irani-pretendon-se-ka-rrezuar-nje-dron-amerikan-mq-1-mbi-ngushticen-e-hormuzit

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) thanë sot se kanë interceptuar dhe shkatërruar një dron MQ-1 të ushtrisë amerikane mbi Ngushticën e Hormuzit, transmeton Anadolu.

IRGC-ja tha se droni u rrëzua nga sistemi i saj i ri i avancuar i mbrojtjes ajrore hapësinore, i cili vepron si pjesë e rrjetit të integruar të mbrojtjes ajrore të Iranit, raportoi agjencia e lajmeve Mehr.

IRGC-ja pretendon se Washingtoni e kishte rikthyer MQ-1 në shërbim pasi pësoi humbje të mëdha në flotën e tij MQ-9.

Ajo tha se MQ-1, i njohur si “Bisha e Kandaharit” pasi kishte regjistruar rreth 20 mijë orë fluturimi mbi Afganistan, ishte nxjerrë nga shërbimi ushtarak amerikan dhe ishte zëvendësuar nga MQ-9.

Pas shkatërrimit të një pjese të madhe të flotës MQ-9, SHBA-ja është detyruar ta përdorë këtë dron, tha IRGC-ja.

Related posts

Xhaferi më 28 janar votohet për kryeministër të Maqedonisë së Veriut

admin

Konflikti Izrael-Hamas/ Palestinezët përgatiten për muajin e Ramazanit nën hijen e luftës në Gazë

admin

Deklarata e Stoltenberg për armët bërthamore, reagon Kremlini: Një tjetër përshkallëzim i tensionit! Ato që tha kreu i NATO-s bien në kundërshtim me…

admin