RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Irani qëndron i bashkuar kundër armikut”

“irani-qendron-i-bashkuar-kunder-armikut”

Zëdhënësi i presidencës së Parlamentit iranian, Abbas Goudarzi tha se Irani qëndron “i bashkuar kundër armikut” mes tensioneve të vazhdueshme me SHBA-në dhe Izraelin, raportoi sot Agjencia shtetërore e lajmeve, transmeton Anadolu.

“Nuk kemi dallime, jemi një komb dhe qëllimi ynë është një. Të përbashkëtat tona i tejkalojnë shumë dallimet që ekzistojnë”, citon IRNA të ketë thënë Goudarzi.

“Roli i popullit është i rëndësishëm. Populli e bën sheshin më të gjallë dhe mbështet ekipin negociator dhe diplomacinë. Prania e popullit mund të ndikojë gjithashtu në rezultatin e negociatave me SHBA-në”, tha ai.

Vërejtjet e Goudarzit erdhën pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump zgjati javën e kaluar atë që fillimisht ishte një armëpushim dy-javor i ndërmjetësuar nga Pakistani me Iranin që filloi më 8 prill. Trumpi tha se do të pezullojë veprime të mëtejshme derisa udhëheqja iraniane të mund të paraqesë qëndrim të unifikuar në tryezë.

Armëpushimi i dha fund një lufte disajavore që filloi me sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt dhe u pasua nga sulmet hakmarrëse të Teheranit.

Washingtoni dhe Teherani zhvilluan bisedime në kryeqytetin pakistanez Islamabad më 11-12 prill për t’i dhënë fund luftës, por nuk arritën marrëveshje. Përpjekjet për një raund tjetër negociatash janë duke u zhvilluar.

Related posts

Në sulmet e Izraelit gjatë natës në Gaza vriten dhe plagosen shumë palestinezë

Muhamet Ramadani

Nuk ka vend për të qëndruar pas sulmeve ushtarake të Izraelit në Khan Younis

admin

Analistët amerikanë dënojnë sulmin në veri të Kosovës, të ndarë për hapat e mëtejshëm të perëndimit

Muhamet Ramadani