RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irlanda “e tmerruar dhe e tronditur” nga trajtimi izraelit ndaj aktivistëve të flotiljes që po shkonte në Gaza

irlanda-“e-tmerruar-dhe-e-tronditur”-nga-trajtimi-izraelit-ndaj-aktivisteve-te-flotiljes-qe-po-shkonte-ne-gaza

Ministrja e Jashtme e Irlandës shprehu shqetësim për pamjet që tregojnë trajtim të papërshtatshëm ndaj aktivistëve të ndaluar të Flotiljes Globale Sumud nga ana e Izraelit dhe kërkoi lirimin e tyre të menjëhershëm, transmeton Anadolu.

“Jam e tmerruar dhe e tronditur nga pamjet e publikuara nga ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, në të cilat pjesëmarrësit e ndaluar në mënyrë të paligjshme të Flotiljes Globale Sumud, përfshirë qytetarë irlandezë, nuk trajtohen në asnjë mënyrë me dinjitet apo respekt të duhur”, tha Helen McEntee në një deklaratë.

Ajo theksoi se Ambasada e Irlandës në Izrael ka kërkuar garanci të menjëhershme se mirëqenia e të gjithë qytetarëve irlandezë është e siguruar dhe se ata gëzojnë të gjitha mbrojtjet që u takojnë sipas së drejtës ndërkombëtare.

“Kam kërkuar gjithashtu lirimin e tyre të menjëhershëm”, tha McEntee, duke shtuar se ajo mund t’u sigurojë familjeve dhe të afërmve të tyre se qytetarët irlandezë do të marrin gjithë ndihmën dhe mbështetjen konsullore të nevojshme sapo t’u jepet qasja tek ata.

Deklarata e kryediplomates erdhi pasi Ben-Gvir publikoi video me mbishkrimin “Mirë se vini në Izrael”, ku shfaqeshin aktivistë të ndaluar, të rrëmbyer nga forcat izraelite në ujërat ndërkombëtare, të lidhur dhe të detyruar të uleshin në gjunjë.

Flotilja humanitare Globale Sumud tha të martën se të 50 anijet e konvojit të saj të ndihmave u sekuestruan nga Izraeli. Së bashku, ato transportonin 428 persona nga 44 vende, pasi ishin nisur nga Marmarisi, Turqi, në përpjekje të re për të thyer bllokadën e paligjshme izraelite të vendosur mbi Gazën që nga viti 2007.

Related posts

Bideni pas thirrjeve për tërheqje nga gara: Po kandidoj dhe do të fitoj – VIDEO

Muhamet Ramadani

Vuçiq i gatshëm ta pranojë planin franko-gjerman: Por kam shqetësim rreth një çështjeje

admin

Turqi, 7-vjeçari shpëtohet nga rrënojat 152 orë pas tërmetit

admin