RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irlanda planifikon të ndalojë shitjen e cigareve për moshat nën 21 vjeç

irlanda-planifikon-te-ndaloje-shitjen-e-cigareve-per-moshat-nen-21-vjec

Qeveria irlandeze njoftoi këtë të mërkurë se dëshiron të rrisë moshën minimale ligjore për blerjen e duhanit në 21 vjeç, krahasuar me 18 vjeç aktualisht.

Nëse propozimi miratohet, Irlanda do të jetë vendi i parë në Bashkimin Evropian që prezanton një masë të tillë.

Qeveria irlandeze prezantoi një projektligj që “e bën më të vështirë për të rinjtë blerjen e produkteve të duhanit, sepse të dhënat tregojnë se ekziston një rrezik i lartë për t’u bërë duhanpirës nga mosha 18 deri në 21 vjeç”, thuhet në një deklaratë.

“Është një masë drastike, por ndikimi i duhanit në shëndet është i madh dhe kërkon përgjigje drastike”, tha ministri Stephen Donnelly.

Qeveria pretendon se duhani shkakton 4500 vdekje në vit në Irlandën, e cila ka një popullsi prej pesë milionë banorësh dhe shkakton shumë sëmundje të parandalueshme si kanceri, sëmundjet kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes.

Shteti i ka vendosur vetes synimin që të reduktojë përqindjen e duhanpirësve në më pak se pesë për qind të popullsisë së rritur, ndërkohë që aktualisht rreth 18 për qind e njerëzve mbi 15 vjeç pinë duhan në vend.

Irlanda ishte tashmë vendi i parë i BE-së që ndaloi pirjen e duhanit në hapësirat e brendshme publike, të tilla si bare apo restorante.

Aktualisht, shitja e duhanit për personat nën moshën 18 vjeç është e ndaluar në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Letonia miratoi së fundmi një ligj që rrit moshën minimale për blerjen e duhanit në 20./abcnews

Related posts

Palestinezët në Rafah ‘jetojnë në struktura të ngjashme me serrat’ ndërsa temperaturat rriten

admin

Rusia pretendon se ka goditur sistemin amerikan të mbrojtjes ajrore Patriot në Kiev

admin

Moti i ftohtë pengon përpjekjet e shpëtimit

rezart morina