Nicholas Abbott është emëruar Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, raporton Gazeta Sinjali.
“Të gjithë ne në ambasadë mezi presim ta përshëndesim në shtator 2024. Ai ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe sjell një përvojë të jashtëzakonshme edhe si Ambasadori në Kosovë.” – thuhet në njoftimin e ambasadës britanike.
Kujtojmë se në muajin shkurt, në përfundim të mandatit të tij në Prishtinë, Abbott i ishte drejtuar me një video-mesazh qytetarëve të Kosovës dhe liderëve të saj, duke zgjedhur fjalët më të mira.
The post Ish ambasadori britanik në Kosovë emërohet ambasador në Shqipëri first appeared on Radio Televizioni Iliria.