RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ish-kryeministri i Pakistanit Imran Khan dhe bashkëshortja e tij dënohen me 17 vjet burg në çështjen e dhuratave

ish-kryeministri-i-pakistanit-imran-khan-dhe-bashkeshortja-e-tij-denohen-me-17-vjet-burg-ne-ceshtjen-e-dhuratave

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, dhe bashkëshortja e tij, Bushra Bibi, janë dënuar secili me nga 17 vjet burg në një çështje që lidhet me dhurata shtetërore. Gjykata i shpalli fajtorë për shitjen ose fshehjen e dhuratave të marra gjatë kohës që Khan ishte në pushtet.

Avokatët e çiftit kanë mohuar të gjitha akuzat, duke e cilësuar çështjen si të sajuar dhe politikisht të motivuar. Ata kanë njoftuar se do të apelojnë vendimin.

Imran Khan, i cili ndodhet tashmë në burg për çështje të tjera, vazhdon të përballet me një sërë procedurash ligjore që mbështetësit e tij i shohin si përpjekje për ta përjashtuar nga politika. /mesazhi

Related posts

“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj!”- Dosja Epstein, publikohen edhe email-et mes tij dhe Musk në vitin 2013. Çfarë shkruante ai për takimin me Bill Gates

admin

Erdogan: Turqia do të vazhdojë përpjekjet për paqe në luftën Rusi-Ukrainë

Muhamet Ramadani

Suella Braverman e vendosur për dëbimin e emigrantëve, shkon në Ruanda për marrëveshjen

admin