RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ish-kryeparlamentari Krasniqi mori mbi 173 mijë euro, ish-kryeministri Mustafa gati 87 mijë euro

ish-kryeparlamentari-krasniqi-mori-mbi-173-mije-euro,-ish-kryeministri-mustafa-gati-87-mije-euro

Ish-kryeparlamentari Krasniqi mori mbi 173 mijë euro, ish-kryeministri Mustafa gati 87 mijë euro

Nga ligji për përfitimet e ish zyrtarëve të lartë, kanë përfituar edhe ish-Kryeministrat e Republikës së Kosovës.

Isa Mustafa, ish-Kryeministër i Kosovës nga tetori 2017 deri me janar 2023 ka realizuar 70 % të pagës së Kryeministrit, duke përfituar shumën totale neto afër 87 mijë euro, ka treguar një hulumtim i Betimit për Drejtësi i transmetuar në KTV.

Bashkë me ish-kryeministrin Mustafa, kanë përfituar edhe truproja dhe vozitësi i tij.

Feti Gashi, vozitësi dhe tash asistenti i Mustafës nga tetori 2017 deri në janar 2023 ka përfituar shumën totale neto mbi 27 mijë euro.

Agim Sponca, truproje i ish-Kryeministrit Mustafa për të njëjtën periudhë ka përfituar afër 25 mijë euro.

Sipas të dhënave zyrtare të Zyrës së Kryeministrit, sipas vendimeve secilit kabinet i takojnë nga 100 euro mbushje për stafin përcjellës. Kështu, Mustafa deri në shkurt 2023 ka shfrytëzuar 7.500 euro mbushje.

Ndërsa derivate të shprehura në litra, nga 2018 deri në 2022, ai ka shpenzuar 7 mijë e 147 litra.

Ish-Kryeministri Ramush Haradinaj, nga qershori 2020 deri më 30 mars 2021 ka përfituar shumën totale neto mbi 12 mijë euro.

Bashkë me të kanë përfituar truproja, vozitësi dhe asistenti i lartë i tij.

Afrim Ahmetxhekaj- truproja i Haradinajt nga qershor 2020 deri në janar 2023 ka përfituar shumën totale neto afër 13 mijë euro.

Edhe Blerim Bajramaj, vozitës i Haradinaj për të njëjtën periudhë ka përfituar të njëjtën shumë.

Leutrim Likaj, asistent i lartë i Haradinajt për të njëjtën periudhe ka përfituar afër 17 mijë euro.

Veç kësaj, Haradinaj për mbushje telefonike ka shfrytëzuar 4 mijë 500 euro deri në shkurt 2023. Ndërsa, ka shpenzuar 15 mijë e 664 litra derivate deri në 2022.

Në anën tjetër, nga ish-Kryeministri Avdullah Hoti, del të përfitojnë vetëm asistenti dhe truproja e tij.

Altin Kikaj, asistent i lartë i Hotit nga prilli 2022 deri me janar 2023 ka përfituar shumën prej 4 mijë e 557 euro. Ndërsa truproja i Hotit, Nderim Kadriaj nga maji 2022 deri me janar 2023 ka përfituar mbi 3 mijë euro.

Hoti gjithashtu në vitin 2022 ka shpenzuar 1 mijë e 63 litra derivate.

Privilegjet e ligjit për përftimet e ish-zyrtarëve të lartë nga ana e ish-kryetarëve të Kuvendit të Kosovës deri më tani i ka shfrytëzuar vetëm Jakup Krasniqi.

Krasniqi, nga viti 2015 deri në shkurt 2023, ka përfituar mbi 173 mijë euro pagë neto.

Ndërsa, ish-kryetari Kadri Veseli, i cili ishte në krye të Kuvendit në dy legjislatura gjatë periudhës 2014-2019, ka zgjedhur të mos përfitojë nga ky ligj.

Related posts

Kryediplomati turk Fidan: Paqja dhe stabiliteti i Kirkukut ndikon në paqen dhe stabilitetin e të gjithë Irakut

admin

Hamasi: 8,000 njerëz të Gazës të zhdukur “nën rrënoja”

admin6

Hill: Lajçak po punon për zgjidhje që nuk do të imponohen, ato nuk qëndrojnë shumë

rezart morina