RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës aderon në LDK

ish-kryetari-i-odes-ekonomike-te-kosoves-aderon-ne-ldk

Ish-kryetari i Odës Ekonomike (OEK), Berat Rukiqi nga sot do të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka njoftuar i pari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Sipas Abdixhikut, Rukiqi do t’i jep vlerë projektit politik të LDK-së.

“Ligjëruesi universitar e doktoranti i ekonomisë Berat Rukiqi, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Si ekonomist i dalluar e si aktivist i pandalshëm i angazhimit publik për një shoqëri të zhvilluar, Berati me gjithë bagazhin e tij intelektual e profesional do t’i japë vlerë projektit tonë politik”, njofton Abdixhiku.

Ai shton se ish-kryetari i OEK-ut i njeh mirë gjitha sfidat e sektorit privat.

“Berat Rukiqi ka magjistruar në Bruksel mbi Politikat Ekonomike të Bashkimit Evropian; gjersa vazhdon studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës. Si udhëheqës i Odës Ekonomike të Kosovës, ai ka artikuluar në vazhdimësi pikëpamje të një ekonomie të lirë e të fuqishme. Ai i njeh mirë të gjitha sfidat e sektorit privat, sikurse dhe njeh mirë domosdoshmërinë e kohës për një ambient që ankoron vendin tonë në stade të reja zhvillimore”, shton ai.

Related posts

Arabia Saudite fton presidentin iranian të vizitojë Riadin

admin

Rutte telefonatë me Trump për çështjen e Groenlandës: Mezi pres ta takoj presidentin në fundjavë

RTI

Erdogan dhe Trump diskutojnë në telefon zhvillimet rajonale dhe marrëdhëniet Turqi-SHBA

admin