Ish-Papa Benedikti XVI, i cili vdiq në Vatikan më 31 dhjetor në moshën 95-vjeçare, u varros në dhomën e varreve nën Bazilikën e Shën Pjetrit, ku janë varrosur ish-papët e tjerë, pas ceremonisë së funeralit të mbajtur në Sheshin Shën Pjetri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Papa emeritus, i cili hyri në histori si papa i 265-të në historinë e Kishës Katolike, ishte shtetas gjerman dhe ndryshoi emrin e tij të vërtetë Joseph Ratzinger në Benedikti XVI pasi u bë papë dhe u largua nga papati 10 vjet më parë për shkak të sëmundjes së tij.
Trupi i Benedikti XVI, i cili ishte Papa i parë që u largua nga detyra pas gati 600 vjetësh në historinë e kishës, u dërgua në Vatikan me një ceremoni të thjeshtë varrimi me kërkesën e tij, në vend të një ceremonie zyrtare shtetërore.
Në varrim morën pjesë presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe kancelari Olaf Scholz, presidenti italian Sergio Mattarella, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa, mbreti belg Philippe, ish-mbretëresha Sofia e Spanjës, ministri i Jashtëm kolumbian Alvaro Leyva Duran dhe zyrtarë tjerë të nivelit të lartë.
120 kardinalë, 400 peshkopë dhe 4.000 priftërinj morën pjesë në funeralin në Sheshin Shën Pjetri, ku u morën masa të gjera sigurie, hapësira ajrore e Vatikanit u mbyll përkohësisht, afro 1.000 gazetarë u akredituan dhe afro 65.000 njerëz ndoqën ceremoninë.
Pas ceremonisë, trupi i Benediktit XVI u dërgua në dhomën e varrimit papal në Bazilikën e Shën Pjetrit.
Benedikti XVI thuhet se u varros në varrin që përmban eshtrat e ish-Papës Gjon Pali II, i cili u shenjtërua me kërkesën e tij dhe u zhvendos në një vend tjetër brenda bazilikës në maj 2021.
Thuhet se në arkivolin prej druri i vulosur nga Vatikani përveç trupit të Benediktit XVI u vendosën edhe medaljet, monedhat dhe teksti latin në një cilindër metalik e cila përshkruan papatin e tij.
Trupi i ish-kreut të Vatikanit dhe ish-udhëheqësit shpirtëror të katolikëve, u hap për vizitorët në Bazilikën e Shën Pjetrit më 2, 3 dhe 4 janar pas vdekjes së tij dhe u vizitua nga rreth 200.000 njerëz brenda tri ditëve.
Vatikani nuk përdori kallamin e kryqëzatave, shiritin e leshit në formë kryqi mbi supe dhe këpucët me ngjyrë të kuqe të njohura si simboli i papës në kufomë.
Benedikti XVI, papa i parë që dha dorëheqjen në historinë moderne të Kishës Katolike
Joseph Ratzinger, i cili shërbeu si papë në Vatikan nga 2005 deri në 2013, hyri në histori si papa i parë që dha dorëheqjen në historinë moderne të Kishës Katolike.
Benedikti XVI, i cili ka një vend të rëndësishëm mes besimtarëve katolikë për shkak të studimeve të tij teologjike, u la në hije gjithashtu nga skandalet në bankën e Vatikanit “IOR”, rastet e abuzimit seksual të fshehura brenda kishës dhe akuzat për korrupsion dhe shantazh kundër peshkopëve homoseksualë në Vatikan, i njohur si “Skandali Vatileaks”.
VIDEO | This was the final farewell to Pope Benedict XVI in St. Peter’s Square. Pope Francis paid him a tribute and gave a final blessing of the coffin at the end of the Funeral Mass in the Vatican. pic.twitter.com/NWYnCPJFzB
— EWTN Vatican (@EWTNVatican) January 5, 2023