RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ish-ushtarit të UÇK-së të arrestuar nga Serbia, i caktohet masa e paraburgimit prej 1 muaj

ish-ushtarit-te-uck-se-te-arrestuar-nga-serbia,-i-caktohet-masa-e-paraburgimit-prej-1-muaj

Ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili është arrestuar nga autoritetet serbe të premten në pikën kufitare në Merdarë, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj në Serbi.

Avokati i tij i angazhuar nga familja, Xhevdet Smakiqi e konfirmoi për Tëvë1.

“E konfirmoj se Dakajt i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji”, tha ai.

Derisa Smakiqi bëri të ditur se avokati nga Serbia do të ushtrojë ankesë në shkallën e dytë ku do të kërkojë lirimin e tij.

Ndryshe, avokati Xhevdet Smakiqi kishte njoftuar se ish-ushtari i UÇK-së, Hasan Dakaj ishte arrestuar në Merdarë.

Smakiqi tha se ai u arrestua gjatë kohës sa po kalonte kufirin për të shkuar në Itali së bashku me vëllanë e tij. Ai konfirmoi se sipas informatave të para atë e kanë dërguar në qendrën e ndalimit në Kurshumli.

Related posts

Zyra e mediave në Gaza: Izraeli kërcënon të shkatërrojë kompleksin mjekësor Al-Shifa me shumë njerëz brenda

RTI

Sot mbahet Samiti rajonal mbi Planin e Rritjes në Tiranë

rezart morina

Erdoğan: Turqia qëndron në solidaritet të plotë me palestinezët

admin