RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ish-zëdhënësi i NATO-s: Masat e BE-së ndaj Kosovës mund të hiqen këtë vjeshtë

ish-zedhenesi-i-nato-s:-masat-e-be-se-ndaj-kosoves-mund-te-hiqen-kete-vjeshte

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, ka komentuar situatën politike në vend dhe raportet aktuale mes Kosovës e Bashkimit Europian derisa kryeministri Albin Kurti qëndroi në Bruksel këtë javë.

Ai tha se Kurti ndoqi këshillën e BE-së për të mos e hapur Urën e Ibrit për qarkullim të veturave dhe thotë që pasi udhëheqja e re e bllokut të vihet në vend, masat ndëshkuese ndaj Kosovës mund të hiqen këtë vjeshtë. Këtu ai e lidhi edhe me rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.

“Kryeministri Kurti është në Bruksel këtë javë që sigurisht mund të lobojë që masat e BE-së të hiqen. Ai ka ndjekur këshillën e BE-së për të mos rihapur urën e Mitrovicës për trafik. Por lidershipi i ri i BE-së nuk ka marrë ende detyrën pas zgjedhjeve të Parlamentit të BE-së qershorin e kaluar. Komisioni i ri u emërua. Dialogu Beograd-Prishtinë duhet të rifillojë së shpejti. Kështu që pres që masat e BE-së kundër Kosovës të hiqen më vonë këtë vjeshtë me kusht që të ketë një periudhë qetësie në veri dhe që Prishtina të bëjë përpjekje për të riintegruar serbët në polici, gjyqësor dhe administratën lokale. Vuçiq ka bërë thirrje që kjo të ndodhë dhe do të jetë një provë për të që të punojë në mënyrë konstruktive për të ndihmuar në zbatimin e saj”, tha dje Shea në një intervistë për RTKlive.

Related posts

Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohet familja me 5 anëtarë nga Kosova, mes tyre dy fëmijë

rezart morina

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Hamasi kundërshton kushtet e reja izraelite në bisedimet për armëpushim në Gaza

admin

Rritet çmimi i naftës në tregun vendor

admin