Ish-zëvendësministri i Jashtëm izraelit, Danny Ayalon, sugjeroi që palestinezët në Gaza të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre dhe të shkojnë në shkretëtirën e Sinait të Egjiptit, ku do të krijohen qytete me tenda për ta.
Ai e përmendi këtë ide si një mjet për të lehtësuar largimin e Hamasit nga Gaza.
Ayalon propozoi krijimin e infrastrukturës dhe sigurimin e nevojave si ushqim dhe ujë në këto qytete me tenda, të ngjashme me mbështetjen e dhënë për refugjatët sirianë. /mesazhi