RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ish-zyrtari i Omanit bën thirrje për sanksione ndaj produkteve amerikane

Ishaq bin Salim al-Siabi, ish-nënkryetar i Këshillit Shura të Omanit, ka bërë thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj produkteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një deklaratë të publikuar në X, ai akuzoi SHBA-në për “tradhti” në negociatat që synonin zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe arritjen e paqes.

Al-Siabi gjithashtu e cilësoi politikën amerikane si “agresion të hapur, urrejtës dhe të padrejtë”, duke shtuar se ajo synon “njerëz të pafajshëm, faji i vetëm i të cilëve është dëshira për një jetë dinjitoze dhe paqësore”.

“Ka shumë arsye bindëse për të sanksionuar të gjitha produktet amerikane”, u shpreh ai.

Omani ka luajtur më herët rol ndërmjetësues mes SHBA-së dhe Iranit, veçanërisht gjatë negociatave që çuan në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015. Megjithatë, përpjekjet e mëvonshme për ndërmjetësim nuk kanë sjellë rezultate të dukshme. /mesazhi

Related posts

Mehaj thirrje të rinjve: Bëhuni ushtarë të Kosovës

admin

BE: Serbia s’mund të anëtarësohet pa normalizim me Prishtinën! Lobimi kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE, shkelje e Marrëveshjes së Ohrit

admin

48 orë shtyrje afati, qarkullimi në Jarinje dhe pikat tjera kufitare po zhvillohet normalisht

admin