Departamenti Meteorologjik i Islandës njoftoi se shpërthimi ndodhi pranë malit Fagradalsfjall, 32 kilometra nga kryeqyteti Reykjavik
Aktivitet vullkanik është regjistruar në një vullkan në jugperëndim të Islandës, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Departamenti Meteorologjik i Islandës njoftoi se shpërthimi ndodhi pranë malit Fagradalsfjall, 32 kilometra nga kryeqyteti Reykjavik.
Mediat lokale raportojnë se llavë dhe tym kanë shpërthyer nga të çarat në tokë në zonën ku ndodhi shpërthimi.
Në Islandë, vend që gjendet midis pllakave tektonike të Euroazisë dhe Amerikës së Veriut, shpesh ndodhi tërmete dhe aktivitete vullkanike.
Vullkani Fagradals në gadishullin Reykjanes, filloi të nxjerrë llavë pas 6.000 vjetësh pasi u aktivizua vitin e kaluar.
Ky ishte shpërthimi i parë vullkanik që ndodhi në Reykjanes në 781 vjet.
Si rezultat i shpërthimit të vullkanit Eyjafjallajokull në vitin 2010, më shumë se 100 mijë fluturime u anuluan dhe qindra njerëz u evakuuan nga rajoni. /aa