RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Itali: Gjashtë të vdekur pas shpërthimit të zjarrit në shtëpinë e të moshuarve

itali:-gjashte-te-vdekur-pas-shperthimit-te-zjarrit-ne-shtepine-e-te-moshuarve

Një zjarr që ka shpërthyer në një shtëpi të të moshuarve në Milano ka lënë të vdekur gjashtë persona, thanë zjarrfikësit italianë, teksa autoritetet shtuan se edhe një “numër i madh” i banorëve të kësaj shtëpie janë hospitalizuar.

“Gjashtë persona janë vrarë, një numër i madh i banorëve janë hospitalizuar. Dhjetëra persona janë shpëtuar nga zjarrfikësit të cilët menjëherë kanë evakuuar këtë ndërtesë”, thanë zjarrfikësit në Itali përmes një postimi në Twitter.

Në ndërtesën ku shpërtheu zjarri, në jug të Italisë, raportohet se ishin të vendosur 210 persona.

Shkaku i shpërthimit të zjarrit ende nuk dihet, thanë autoritetet.

Pesë nga viktimat ishin gra nga mosha 69 deri në 87 vjeç, ndërkaq në mesin e viktimave ishte edhe një burrë 73 vjeç, raportoi agjencia e lajmeve AGI.

Kryetari i qytetit të Milanos, Giuseppe Sala, tha se zjarri duket se ka nisur në një dhomë ku po qëndronin dy gra, të cilat kanë vdekur nga flakët.

Përderisa zjarri nuk u shpërnda në dhomat e tjera, viktimat e tjera vdiqën nga tymi, tha Sala. /rel

Related posts

SHBA ka rënë dakord për marrëveshjen e Ishujve të Paqësorit, duke ofruar “sasi të mëdha” dollarësh

admin

Daçiq: Nuk mund ta besoj që djegia e Kuranit ka ndodhur në një vend që është pjesë e Perëndimit

admin

VOA: A mund ta përcaktojë fituesin e zgjedhjeve në SHBA vota e të rinjve?

admin