RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Itali, katër persona humbin jetën nga zjarret në rajonet jugore

itali,-kater-persona-humbin-jeten-nga-zjarret-ne-rajonet-jugore

Të paktën katër persona kanë humbur jetën nga zjarret në pyje në shumë vende në rajonet jugore të Italisë, raporton Anadolu.

Në ishullin e Siçilisë, që është më i prekuri nga zjarret, po zhvillohen aktivitete për shuarjen e 86 zjarreve të mëdha dhe të vogla. Zjarri, i cili shpërtheu dje rreth aeroportit të Palermos në Siçili, u përhap gjatë natës. Në zonën e zjarrit janë gjetur dy kufoma të karbonizuara.

Aeroporti i Palermos, i cili gjatë natës ishte mbyllur për trafikun ajror për shkak të zjarrit, është rihapur mëngjesin e sotëm për disa fluturime ndërsa rreth 1.500 persona u evakuuan nga zona.

Në qytetin e Palermos janë evakuuar 200 persona nga një spital i rrezikuar nga zjarret. Rreth 80 zjarre të mëdha e të vogla janë aktive në rajonin e Kalabrisë.

Për shkak të një zjarri pyjor që shpërtheu pranë qytetit të Vieste në bregdetin e Adriatikut në rajonin Pulia në juglindje të vendit, rreth 2.000 turistë u evakuuan nga tre hotele.

Teksa aktivitetet e shuarjes së zjarreve vazhdojnë në rajonet jugore, temperaturat e larta dhe era po pengojnë përpjekjet e zjarrfikësve. Nga ana tjetër, rajonet e Lombardisë dhe Venetos në veri të Italisë po përballen me breshër të fortë dhe kushte të stuhishme të motit.

Qeveria rajonale e Lombardisë po përgatitet t’i kërkojë qeverisë qendrore shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të stuhisë, e cila deri më tani ka dëmtuar ndërtesa dhe automjete dhe ka lënë dy persona të vdekur.

Related posts

Koalicioni i Majtë merr shumicën në Francë, lideri i Frontit Popullor: Në shpëtuam Republikën, jemi gati të qeverisim

admin

BE-ja planifikon ofensivë diplomatike në Amerikën Latine për t’iu kundërvënë ndikimit rus dhe kinez

admin

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar takohet me princin e kurorës saudit

admin6