RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Itali – Moti i keq përfshin veriun e vendit

itali-–-moti-i-keq-perfshin-veriun-e-vendit

Moti i keq, siç ishte paralajmëruar prej ditësh, ka goditur sot Lombardinë duke shkaktuar dëme dhe shqetësime në pjesën më të madhe të rajonit me stuhi erërash dhe shiu.

Është prekur veçanërisht zona jugperëndimore e provincës së Milanos, në zonën midis komunave Rozzano, Pieve Emanuele, Trezzano, Corsico dhe Buccinasco e Pavese.

Në dy orë, 180 thirrje emergjente janë marrë nga zjarrfikësit, të angazhuar kryesisht në sigurimin e çative të ndërtesave të ndryshme dhe heqjen e pemëve të pasigurta ose të rrëzuara.

Shqetësime janë shënuar edhe në transport.

Stuhia e fuqishme që goditi Milanon krijoi probleme në qarkullimin e tramvajve, për shkak të degëve që ranë në kabllot e rrjetit elektrik. Shumë linja u devijuan.

Një pemë e rrëzuar nga era përfundoi në shinat e linjës hekurudhore Brescia-Iseo-Edolo në Pisogne, duke ndërprerë trafikun e trenave për disa orë.

Linja hekurudhore midis Locate dhe Certosa nel Pavese dhe seksioni midis Mortara dhe Parona Lomellina u bllokuan gjithashtu.

Probleme ka pasur edhe me qarkullimin e automjeteve.

Pra, dëmtime në infrastrukturë, por fatmirësisht nuk pati viktima.

Vetëm një 68-vjeçar u plagos në Milano, pasi u godit në kokë nga një tjegull. /atsh

Related posts

E plagosën dhe e flakën anës rrugës, ndërron jetë 26-vjeçari shqiptar, në pranga një nga autorët

admin

Medvedev: Do të nisim më shumë sulme ndaj porteve të Ukrainës

Muhamet Ramadani

Shefi i diplomacisë greke në Beograd: Greqia mbështet dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës

admin