RTV AHIRETI
Lajme

Itali, pas Etnas, aktivizohet edhe vullkani Stromboli

itali,-pas-etnas,-aktivizohet-edhe-vullkani-stromboli

Vullkani Stromboli, një nga vullkanet aktive në jug të Italisë, është aktivizuar pas Etnas dhe hiri dhe llava e hedhur nga vullkanet kanë prekur rajonet përreth, transmeton Anadolu.

Raportohet se aktivitetet vullkanike janë shtuar ditët e fundit në ishullin e Sicilisë dhe pas Etnës, ku dje shpërthimet e lavës dhe hirit arritën nivelin më të lartë, shpërthime vullkanike kanë ndodhur edhe në Stromboli, një tjetër vullkan aktiv në jug të vendit.

Vullkani dje ka filluar të nxjerrë intensivisht hi dhe pak lavë e cila bashkë me fragmente shkëmbi ranë në det.

Në informacionin e ndarë nga Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), u tha se hiri i emetuar nga vullkani Stromboli arriti një lartësi prej afërsisht 2 kilometra.

Në postimin e Departamentit të Mbrojtjes Civile të Kryeministrisë të Italisë në platformën X, bëhet e ditur se niveli i alarmit është rritur në nivelin më të lartë me “të kuqe” për shkak të aktivitetit intensiv vullkanik në Stromboli.

Njoftohet se Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile mblodhi komitetin e operacioneve emergjente për të vlerësuar hapat për të mbrojtur njerëzit që jetojnë në ishull nga efektet e vullkanit dhe për të monitoruar situatën.

The post Itali, pas Etnas, aktivizohet edhe vullkani Stromboli first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Politikani holandez i ekstremit të djathtë gris faqet e Kuranit

admin

Presidenti i Universitetit të Kolumbisë jep dorëheqjen pasi protestat për luftën Izrael-Hamas “pushtuan” kampusin

admin

Fillojnë korrje-shirjet, Kurti viziton bujqit e Therandës

admin