RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Fillojnë korrje-shirjet, Kurti viziton bujqit e Therandës

fillojne-korrje-shirjet,-kurti-viziton-bujqit-e-therandes

Në kohën kur fillojnë korrje-shirjet e grurit në Kosovë, kryeministri i vendit Albin Kurti ka vendosur të vizitojë disa prej bujqve .

Për vizitë Kurti ishte tek bujqit e Sopisë së Therandës, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Ai tha se po e viziton vizituam anën tjetër të bukës, atë të punës dhe djersës së bujqve.

“15 hektarë grurë i kanë korrur vëllezërit Beqiraj në Sopijë të Therandës këto ditët e fundit. Edhe 50 hektarë të tjerë do t’i korrin gjatë javës së ardhshme. Me ministrin e bujqësisë Faton Peci vizituam anën tjetër të bukës sonë, atë të punës dhe djersës së bujqve tanë”, shkroi ai.

Në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit u tha se këtë vit presim rendiment më të lartë po ashtu, për shkak të kushteve të volitshme klimatike që kanë mbizotëruar në vendin tonë.

“U theksua se falë mbështetjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës, bujqit në Kosovë janë më të përkrahurit, krahasuar me vendet e rajonit. Një hektar me grurë këtë vit subvencionohet me rreth 474 euro, duke përfshirë për herë të parë subvencionimin e vlerës së akcizës së naftës prej 0.36 cent si dhe plehërimin pranveror me 150 euro për hektarë. Poashtu, bujqit kanë mundësinë e subvencionimit për rendiment të grurit me 0.03 cent për kilogram, përmes dorëzimit në mullinj”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim theksohet se kultura e grurit ka një rritje prej 216% të mbështetjes financiare krahasuar me qeverisjet e kaluara.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, ka prioritizuar bujqësinë duke rritur përkrahjen deri në 52 milionë euro për Programin e Pagesave Direkte, Subvencioneve 2022, u tha gjatë kësaj vizite”, thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit.

Related posts

LVV sërish me video, akuzon pushtetet e kaluara

admin

Ambasada e ShBA-së: Gjetja e përgjigjeve për familjet e të zhdukurve duhet të jetë prioritet

admin

Pakistan, rritet në 343 numri i të vdekurve si pasojë e reshjeve muson

admin