RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Itali, vullkani Etna vazhdon të hedh llavë dhe hi

itali,-vullkani-etna-vazhdon-te-hedh-llave-dhe-hi

Vullkani aktiv në jug të Italisë, Etna, ka hedhur sërish llavë dhe hi, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë italiane ANSA, vullkani në malin Etna, i cili ka një lartësi prej rreth 3.300 metrash në ishullin e Siçilisë, ka vazhduar të hedhë llavë dhe hi.

Në deklaratën e kompanisë që operon me aeroportin e Katanias thuhet se fluturimet janë pezulluar përkohësisht për shkak të resë së formuar nga hiri i përhapur në atmosferë pas shpërthimit.

Disa pasagjerë janë drejtuar në aeroporte të ndryshme që ndodhen afër, thuhet më tej.

Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) njoftoi se hiri i hedhur nga Etna ka arritur një lartësi prej rreth 8 kilometrash.

Aktiviteti vullkanik është regjistruar në intervale të shpeshta që nga fillimi i korrikut në malin Etna, i cili është vullkani më i lartë aktiv në Evropën kontinentale. Pasi vullkani filloi të nxjerrë hi dhe llavë të fuqishme në dhjetor 2023, ishte pasiv deri në korrik të këtij viti.

Related posts

Aktakuzë kundër 10 personave në rastin “Subvencioni IV”

admin

“Urgjencë krjimi i institucioneve”/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thërret seancën konstituive të Kuvendit, nesër në 12:00

admin

Dy të vdekur dhe 1440 raste me COVID-19 të enjten në Kosovë

admin