RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Italia do të nisë iniciativën e ndihmës për Gazën me agjencinë e OKB-së dhe Kryqin e Kuq

italia-do-te-nise-iniciativen-e-ndihmes-per-gazen-me-agjencine-e-okb-se-dhe-kryqin-e-kuq

Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të krijojë një komitet ndërkombëtar për të dërguar më shumë ushqim brenda Rripit të Gazës, ku popullsia po përballet me një krizë të madhe humanitare, transmeton Anadolu.

Iniciativa Ushqimi për Gazën përveç Italisë do të përfshijë edhe Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), Programin Botëror të Ushqimit (WFP) dhe Federatën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq (IFRC).

“Tani ne duhet të dërgojmë brenda Gazës të gjithë ndihmën ushqimore që nevojitet. Ne duam të promovojmë një iniciativë të koordinuar humanitare për të lehtësuar qasjen e ushqimit, për të lehtësuar vuajtjet e popullatës dhe për të garantuar sigurinë ushqimore brenda Rripit të Gazës”, tha Antonio Tajani, ministër i Punëve të Jashtme i Italisë.

Tajani tha se konflikti ka shkaktuar një nivel dramatik të ushqyerjes së pasigurt.

Ai theksoi se përkeqësimi i situatës mund të çojë në uri në dy muaj me pasoja edhe më tragjike për popullatën civile, veçanërisht për gratë dhe fëmijët.

“Suksesi i një ndërhyrje të koordinuar për sigurinë ushqimore për popullatën e Gazës, nga ana tjetër, mund të lehtësojë kushtet për rezultatin për të cilin Italia ka punuar me partnerët e saj ndërkombëtar”, tha shefi i diplomacisë italiane.

Related posts

Von Cramon ia dorëzon Parlamentit Evropian draft-raportin për Kosovën

rezart morina

Shkup, mbledhje komemorative në Kuvend me rastin e përvjetorit të gjenocidit në Srebrenicë

admin

Maqedoni: Situatë e rëndë në sektorin e shëndetësisë

rezart morina