RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Italia përjashton dërgimin e trupave në Ukrainë për të goditur Rusinë

italia-perjashton-dergimin-e-trupave-ne-ukraine-per-te-goditur-rusine

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, të premten përjashtoi dërgimin e trupave në Ukrainë dhe përdorimin e armëve italiane për të goditur objektivat brenda Rusisë.

“Është e pamundur që Italia të dërgojë ushtarë në Ukrainë edhe për të përdorur armët tona në Rusi”, tha Antonio Tajani në pragun e takimit jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s në kryeqytetin çek, Pragë.

Duke theksuar se ata do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, ministri italian tha se sipas kushtetutës së Italisë, është e pamundur të lejohet përdorimi i armëve të saj për të goditur brenda Rusisë dhe për të vendosur trupa në Ukrainë.

“Ne nuk po luftojmë kundër Rusisë. Ne po mbrojmë Ukrainën, (ajo) nuk është njësoj,” shtoi ai.

Më herët, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Ukraina ka të drejtën e vetëmbrojtjes dhe kjo përfshin gjithashtu “të drejtën për të goditur objektivat legjitime ushtarake brenda Rusisë”.

Related posts

S’ka kuorum për votimin e Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë

admin

Turqia dhe Kuvajti dërgojnë anije me ndihma humanitare në Sudan

admin

Bregu Perëndimor, hapen dyert për 11 mijë nxënës nga Gaza

admin