RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Italia shpall gjendje të jashtëzakonshme në rajonet veriore për shkak të thatësirës

italia-shpall-gjendje-te-jashtezakonshme-ne-rajonet-veriore-per-shkak-te-thatesires

Italia shpalli gjendje të jashtëzakonshme të hënën në pesë rajonet veriore që janë më të prekura nga thatësira, raporton Anadolu Agency (AA).

Kabineti qeveritar i drejtuar nga kryeministri Mario Draghi, vendosi të nxjerrë dekrete emergjente për Emilia-Romagna, Friuli-Venezia Giulia, Lombardi, Piemonte dhe Veneto, si rrjedhojë e thatësirës në lumin Po dhe pellgjet lindore të Alpeve.

Qeveria ndau 36.5 milionë euro për tejkalimin e krizës. Pjesa më e madhe e fondeve (10.9 milionë euro) do t’i jepet rajonit Emilia-Romagna.

Italia është përballur me thatësirën më të rëndë në 70 vitet e fundit. Sasia e reshjeve në rajonet veriore të vendit është përgjysmuar që nga fillimi i këtij viti krahasuar me vitet e mëparshme.

Disa komuna në veri u detyruan të imponojnë masa kufizuese për përdorimin e ujit të pijshëm dhe ujitjes bujqësore për shkak të nxehtësisë ekstreme të përjetuar në javët e fundit.

Ekspertët kanë paralajmëruar se kriza e thatësirës në të gjithë vendin kërcënon 30 për qind të prodhimit bujqësor dhe deri më tani ka shkaktuar humbje në vlerë prej afro 3 miliardë eurosh në sektorin e bujqësisë.

Related posts

BE: Përgjegjësia për zbatimin e marrëveshjeve për energjinë u takon palëve

admin

Përplasje Iran–SHBA në OKB, ndërsa protestat në Iran duket se po zbehen

RTI

Hasani në Forumin Strategjik të Bledit: Shqipëria, përparim të madh. Integrimi e vetmja rrugë e qëndrueshme për Ballkanin

Muhamet Ramadani