RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Italiani nxirret nga tuneli i shembur në Vatikan, dyshohet se po mundohej të hynte në një bankë

italiani-nxirret-nga-tuneli-i-shembur-ne-vatikan,-dyshohet-se-po-mundohej-te-hynte-ne-nje-banke

Një italian është shpëtuar nga një tunel i shembur pranë Vatikanit dhe tani policia po dyshon se ai mund të ishte duke u munduar të hynte në një bankë.

Italiani po shërohet në spital pasi zjarrfikësit kaluan tetë orë për ta nxjerrë nga rruga ku u shemb tuneli, raportoi BBC të premten.

Policia e ka arrestuar atë dhe një person të dytë për “rezistencë ndaj një zyrtari publik”. Policia po ashtu beson se ai mund të ketë qenë pjesë e një bande që tentonte të hynte në një bankë.

“Ne jemi ende duke hetuar, nuk përjashtojmë mundësinë që ata janë hajdutë, kjo është një nga teoritë”, tha një zëdhënës i policisë për agjencinë e lajmeve AFP.

Dyshja u ndaluan edhe për dëmtim të pronës publike.

Mediat lokale besojnë se motivi është i qartë, duke vënë në dukje se tuneli u gjet pranë një banke pak para fundjavës së 15 gushtit, kur pjesa më e madhe e qytetit boshatiset. /koha

Related posts

Tërnava: I sfidoj të gjithë, ma sillni një emër të një imami rus që ka shërbyer në Kosovë

rezart morina

Ideja e Ramës për konferencë ndërkombëtare, Kurti: Kemi pasur në të kaluarën, tash kemi një marrëveshje bazike

rezart morina

Në Speciale vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

admin