Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë është ndjerë në Izmir të Turqisë të shtunën, ka njoftuar Autoriteti turk për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave.
Nuk është raportuar për ndonjë dëm nga ky tërmet.
Dy tërmetet e vitit të kaluar, njëri 7.7 dhe tjetri 7.6 ballë në Kahramanmaras prekën rreth 13 milionë njerëz përreth 10 provincave. Nga to vdiqën të paktën 50,000 njerëz dhe konsiderohet si një nga katastrofat më shkatërruese në Turqi.
Tërmetet e shkurtit qenë ndjerë edhe në Siri ku pati numër të madh të vdekurish e shkatërrime. /koha