Izraelitët vazhdojnë protestat kundër rregullores që kufizon kompetencat e gjyqësorit dhe politikave të djathta të qeverisë së koalicionit nën kryesimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu, transmeton Anadolu.
Izraelitët të cilët zhvillojnë protesta masive çdo të shtunë në mbrëmje kundër rregullores gjyqësore të qeverisë së koalicionit të ekstremit të djathtë të udhëhequr nga Netanyahu, zbritën sërish në sheshe në mbarë vendin në javën e 24-t të protestave.
Sipas lajmit në faqen e internetit të gazetës izraelite “Yediot Ahronot”, dhjetëra mijëra izraelitë morën pjesë në shumë protesta të mbajtura në mbarë vendin kryesisht në qytetet, Tel Aviv, Kudsin Perëndimor, Beersheba dhe në Haifa.
Protestuesit me flamuj izraelitë, shpeshherë hodhën slogane për “demokraci” dhe mbajtën pankarta që kritikojnë politikat e djathta ekstreme në qeverinë e koalicionit.
– Shtyrja e rregullores gjyqësore
Reforma e gjyqësorit e cila u njoftua më 5 janar nga ministri izraelit i Drejtësisë, Yariv Levin përfshin ndryshime të tilla si kufizimin e kompetencave të Gjykatës së Lartë dhe kompetencave të pushtetit për emërimet në gjyqësor.
Netanyahu më 27 mars njoftoi shtyrjen e rregullores së gjyqësorit e cila shkaktoi greva dhe protesta masive në rritje në të gjithë vendin.
Por, kryeministri Netanyahu, muajin e kaluar pas miratimit të buxhetit 2023-2024 në Parlament, njoftoi se do ta paraqesin sërish rregulloren gjyqësore në Parlament.
Massive protests for 23 Conservative week in Tel Aviv against Netanyahu’s plan to derail Israeli democracy! pic.twitter.com/QAiMId8oTj
— Ashok Swain (@ashoswai) June 10, 2023