RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izrael, shpallet gjendje e jashtëzakonshme deri më 30 shtator në mes të përshkallëzimit izraelit ndaj Libanit

izrael,-shpallet-gjendje-e-jashtezakonshme-deri-me-30-shtator-ne-mes-te-pershkallezimit-izraelit-ndaj-libanit

Qeveria izraelite sonte ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme mbarëkombëtare deri më 30 shtator në mes të sulmeve të përshkallëzuara në Liban dhe rritjes së parashikuar të raketave të Hezbollahut drejt Izraelit, transmeton Anadolu.

Sipas të përditshmes izraelite ‘Yedioth Ahronoth’, ministrat e kabinetit izraelit votuan për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë Izraelin.

Gazeta raportoi se votimi u bë përmes lidhjes telefonike, siç u propozua nga ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant.

‘Daily Haaretz’ tha se ushtrisë i jepen kompetenca për të lëshuar udhëzime për publikun izraelit, duke e lejuar atë të ndalojë tubimet, të kufizojë studimet dhe të nxjerrë “udhëzime shtesë të nevojshme për të shpëtuar jetë”.

Deklarata vjen pas një tentative për atentat të ushtrisë izraelite kundër komandantit të lartë ushtarak të Hezbollahut, Ali Karaki.

Radioja e ushtrisë izraelite citoi më herët burime ushtarake që thoshin se sulmet ajrore në një periferi jugore të Bejrutit kishin shënjestruar Karakin. Megjithatë, nuk u dhanë detaje të tjera për fatin e tij.

Autoritetet shëndetësore libaneze njoftuan se të paktën 274 njerëz janë vrarë, përfshirë 21 fëmijë, si dhe 1.024 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite që nga mëngjesi i sotëm, me mijëra civilë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Komuniteti ndërkombëtar ka paralajmëruar kundër sulmeve pasi ato ngrenë spektrin e përhapjes së konfliktit të Gazës në rajon.

Hezbollahu dhe Izraeli janë përfshirë në luftë ndërkufitare që nga fillimi i luftës izraelite në Gaza, ku që nga 7 tetori i vitit të kaluar janë vrarë mbi 41,400 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.

Related posts

Zvicra dëshiron t’i shesë Gjermanisë 96 tanke të papërdorura “Leopard 1”

rezart morina

Turqi, muslimanët në rajonet e goditura nga tërmeti falin teravinë e parë

admin

Gjykata e Lartë për imunitetin e Trump: Presidentët gëzojnë imunitet për aktet zyrtare, jo për ato jo-zyrtare

admin