RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zvicra dëshiron t’i shesë Gjermanisë 96 tanke të papërdorura “Leopard 1”

zvicra-deshiron-t’i-shese-gjermanise-96-tanke-te-paperdorura-“leopard-1”

Kompania shtetërore zvicerane e armëve “Ruag” ka paraqitur kërkesë zyrtare për eksport për t’i shitur 96 tanke të papërdorura “Leopard 1” një kompanie gjermane që dëshiron t’i dërgojë në Ukrainë, transmeton Anadolu.

Duke folur për radion SRF në Zvicër, zëdhënësja e “Ruag”, Kirsten Hammerich tha se kompania gjermane e armëve “Rheinmetall” synon të blejë tanket për t’i dërguar në Kiev.

Sekretariati Shtetëror i Ekonomisë (SECO), përgjegjës për eksportin e pajisjeve ushtarake në Zvicër, konfirmoi kërkesën e “Ruag” për eksport. “Ne presim vendim zyrtar nga SECO për të vlerësuar më mirë opsionet e biznesit”, tha një zëdhënës i “Ruag”.

Ministrja zvicerane e Mbrojtjes, Viola Amherd në një fjalim në Parlament në mars tha se SECO kishte refuzuar kërkesën paraprake të “Ruag” për të shitur tanket, duke përmendur rregulla strikte të eksportit të armëve “të bazuara në neutralitetin e vendit”.

Amherd la të kuptohet se pasi të plotësohen nevojat e Zvicrës për armë, “një numër i caktuar tankesh që Parlamenti i ka shpallur si të papërdorura mund t’u dërgohen partnerëve të saj evropianë”.

Thuhet se 96 tanket “Leopard 1” janë blerë nga Italia në vitin 2016 dhe aktualisht janë jashtë përdorimit.

– Zvicra nën presion

Presioni ndaj qeverisë së Bernit për të “rishqyrtuar politikat e saj” është rritur në Forumin Ekonomik Botëror dhe organizata të tjera ndërkombëtare të mbajtura në Davos të Zvicrës në janar.

Zvicra kërkon që vendet që blejnë armët e saj të kërkojnë leje për t’i rieksportuar ato.

Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Alain Berset tha se ligji i neutralitetit ndalon rieksportin dhe eksportin e armëve zvicerane.

Berset kujton gjithashtu se ky nen është pjesë e marrëveshjeve të nënshkruara me vendet partnere.

Related posts

Uri e paprecedentë në Gaza, thotë agjencia e OKB-së

admin

Escobar: S’ka asnjë rrugë për në Evropë pa njohje të ndërsjellë

admin

Arrestohen 17 policë në burgun e Idrizovës

RTI