RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli akuzon për “antisemitizëm” kryetarin e ri të New Yorkut, Zohran Mamdani

izraeli-akuzon-per-“antisemitizem”-kryetarin-e-ri-te-new-yorkut,-zohran-mamdani

Ministria e Jashtme izraelite e ka akuzuar për “antisemitizëm” kryetarin e bashkisë së New Yorkut, Zohran Mamdani, i cili u betua në detyrë në një ceremoni publike sot, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të lëshuar nëpërmjet një llogarie X me bazë në SHBA, Ministria e Jashtme izraelite kritikoi Mamdanin për anulimin e vendimeve të marra nga paraardhësi i tij, Eric Adams.

Ministria e Jashtme izraelite pretendon se “Mamdani tregoi fytyrën e tij të vërtetë” që nga dita e parë. Qeveria izraelite mbështeti fuqimisht Andrew Cuomo, kundërshtarin e Mamdanit në zgjedhjet e nëntorit në shtetin e New Yorkut dhe bëri fushatë hapur kundër kandidaturës së Mamdanit.

Ndryshe nga kandidatët e tjerë në garën për kryetar bashkie, Mamdani tha se nuk do të bënte vizitën e tij të parë jashtë shtetit në Izrael, por do të qëndronte në New York dhe do t’u shërbente banorëve të qytetit.

Ai bëri bujë duke deklaruar se do të arrestonte kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, nëse do të vizitonte qytetin, duke pasur parasysh se kundër tij ishte lëshuar urdhër arresti për “krime kundër njerëzimit dhe krime lufte” për sulmet në Gaza.

Në ditën e tij të parë në detyrë, Mamdani, kryebashkiaku i parë musliman i New Yorkut, revokoi disa urdhra ekzekutivë të nënshkruar nga kryebashkiaku i mëparshëm, Eric Adams që mbështesnin Izraelin.

Midis urdhrave të revokuar ishin ato që ndalonin institucionet e qytetit të bojkotonin Izraelin ose të tërhiqnin investimet nga Izraeli dhe ato të nënshkruara nga Adamsi në qershor 2025 që zgjeruan përkufizimin e antisemitizmit për të përfshirë lloje specifike të kritikave ndaj Izraelit.

Related posts

Përkujtohen Jusuf e Bardhosh Gërvalla – Krerët e shtetit i quajtën këto vrasje si goditje të popullit shqiptar

Muhamet Ramadani

Kreu i inteligjencës ukrainase i shqetësuar: Koreja e Veriut është kërcënimi më i madh i Kievit nga të gjithë aleatët rusë

admin

Presidenti i Sirisë pajtohet të hapen dy pika kufitare për ndihma

admin