RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli arreston 40 palestinezë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor

izraeli-arreston-40-palestineze-gjate-bastisjeve-ne-bregun-perendimor

Ushtria izraelite arrestoi të martën 40 palestinezë të tjerë në bastisjet ushtarake në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Arrestimet u kryen në qytetet si Kudsi Lindor, Khalil, Betlehem, Ramallah, Nablus, Tulkarm dhe Qalqilya, njoftoi në një deklaratë të përbashkët Komisioni i Çështjeve të të Burgosurve dhe Shoqata e të Burgosurve Palestinezë.

Arrestimet e reja sollën 7.960 palestinezë të arrestuar nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor që nga tetori i kaluar, sipas të dhënave palestineze.

Që kur Izraeli nisi ofensivën vdekjeprurëse ushtarake kundër Rripit të Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor 2023 janë rritur tensionet në të gjithë Bregun Perëndimor.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, më shumë se 456 palestinezë janë vrarë dhe rreth 4.750 të tjerë janë plagosur nga zjarri i ushtrisë izraelite në territorin e pushtuar.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila të enjten i kërkoi Izraelit të bëjë më shumë për të parandaluar urinë në Gaza, ku janë vrarë më shumë se 32.900 palestinezë.

Related posts

Hungaria nuk do t’i bashkohet nismave të NATO-s për Ukrainën, por as nuk do t’i bllokojë ato – thotë Stoltenberg

RTI

Macron kërkon që Kosova dhe Serbia të normalizojnë raportet: Njohje të ndërsjellët të simboleve shtetërore

admin

Kushtetuesja rrëzon Ligjin për Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë

RTI