RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli bombardon automjetin e ndihmave humanitare, të paktën 9 të vrarë

izraeli-bombardon-automjetin-e-ndihmave-humanitare,-te-pakten-9-te-vrare

Të paktën nëntë persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën si pasojë e sulmit të ushtrisë izraelite ndaj një automjeti të ndihmave humanitare në pjesën qendrore të Rripit të Gazës të bllokuar, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga burime shëndetësore dhe dëshmitarë okularë, një automjet që transportonte ndihma humanitare është bombarduar nga Izraeli në qytetin Deir Belah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Sipas të dhënave fillestare, nga sulmi kanë mbetur të vrarë nëntë persona dhe shumë të plagosur.

Ushtria izraelite kishte shënjestruar më parë palestinezët që prisnin ndihmë humanitare duke bombarduar dhe hapur zjarr në orët e mëngjesit të 29 shkurtit në kryqëzimin Nablusi në rrugën Rashid, që lidh Rripin e Gazës nga veriu në jug, në jug të qytetit të Gazës.

Në sulmin e Izraelit ndaj palestinezëve në pritje të ndihmës humanitare, 118 persona u vranë dhe 760 persona u plagosën.

Related posts

Sot pritet të dalin shtesat prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensionistët

admin

Presidenti Erdoğan vlerëson partneritetin strategjik me Slloveninë

admin

Regjimi sirian i Assadit emëron ambasador në Arabinë Saudite pas 11 vjetësh ndërprerje

admin