Tre palestinezë, mes tyre një grua, u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën, shumica fëmijë, si pasojë e një sulmi ajror izraelit ndaj spitalit “Al-Yemen Al-Saeed” në kampin e Jabalias, në veri të Rripit të Gazës.
Sipas burimeve lokale, avionët izraelitë goditën me dy raketa katin e parë të spitalit, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur. Raportohet se trupi i gruas së vrarë u copëtua nga shpërthimi.
Ndërkohë, burime mjekësore në Gaza njoftuan se numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i luftës, më 7 tetor 2023, ka arritur në 73.283, ndërsa numri i të plagosurve në 173.864.
Sipas të njëjtave burime, gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Gazës janë dërguar tre persona të vrarë dhe 22 të plagosur. Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 11 tetor të vitit të kaluar, raportohen 1.158 të vrarë, 3.756 të plagosur dhe 802 trupa të nxjerrë nga rrënojat. /mesazhi

