RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iz’raeli dërgon në Ga’za një kontejner me 88 ku’foma

iz’raeli-dergon-ne-ga’za-nje-kontejner-me-88-ku’foma

Forcat izraelite dërguan në Gaza një kontejner brenda të cilit ndodhen 88 kufoma, transmeton Anadolu.

Në deklaratën nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza thuhet se Izraeli nuk ka dhënë informacion lidhur me identitetin, moshat, gjinitë dhe vendin ku kanë vdekur për trupat në kontejner.

Bëhet e ditur se procesi i dorëzimit të trupave është ndalur deri në dhënien e të gjithë informacioneve në mënyrë që të mund të identifikohen nga të afërmit e tyre.

Nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar u kërkua që të plotësojë proceset e dorëzimit të morteve në përputhje me protokollet ndërkombëtare.

Në anën tjetër edhe Zyra për media e qeverisë në Gaza publikoi një deklaratë lidhur me çështjen.

Në deklaratë vihet në dukje se ushtria izraelite ka dërguar në Rripin e Gazës brenda një kontejneri 88 kufoma pa përcaktuar se kush janë ata dhe pa dhënë asnjë informacion rreth tyre.

Theksohet se dënohet me termat më të ashpër ky krim i ushtrisë izraelite i cili shpërfill dinjitetin njerëzor dhe shkel ligjin ndërkombëtar.

Më tej në deklaratë kërkohet që ky krim çnjerëzor të dënohet nga të gjithë vendet e botës dhe ndaj Izraelit të ushtrohet presion për ndalimin e vrasjeve të tij.

Related posts

Scholz në favor të pranimit të Bashkimit Afrikan në G20

Muhamet Ramadani

Shqipëri, mësuesit në protestë për “depolitizim të arsimit”

Muhamet Ramadani

Reagimet nga Prishtina për “Sarajevo Safarin” iritojnë Vuçiqin

Hevzi